Ndërlidhjet

Al-Sader u kërkon irakianëve të kundërshtojnë SHBA-të


Kleriku shiit i Irakut, Moqtada al-Sader, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij “t’u rezistojnë Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë pushtuesve të Irakut, por jo domosdo me armë”. Al-Sader i bëri këto komente në fjalimin e parë publik pas kthimit nga ekzili i vetimponuar në Iran.

“Iraku ka kaluar nëpër rrethana të vështira që kanë trazuar popullin dhe ka qenë burim i shqetësimit për të gjithë, me përjashtim të armiqve tanë: Amerikës, Izraelit dhe Britanisë”, ka thënë ai, duke u bërë thirrje mbështetësve që të përkrahin qeverinë e re.

Al-Sader, i cili gëzon popullaritet në mesin e shiitëve, është kthyer në Irak të mërkurën, pas largimit nga vendi katër vjet më parë.

Përkrahësit e tij ishin fajësuar për shumë sulme sektare, të cilat pasuan ndërhyrjen e SHBA-ve në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG