Ndërlidhjet

Greqia me masa më të ashpra për emigrantët


Athina zyrtare do të ndërmarrë masa më të ashpra ndaj emigrantëve. Zëvendësministrja e Punës, Ana Dalara, u ka thënë mediave greke se “njerëzit që i plotësojnë kushtet për kthim, do të kthehen në shtëpi”.

Ajo po ashtu ka deklaruar se emigrantët që thyejnë ligjet greke, do të dëbohen.

Vërejtjet e saj vijnë pasi Athina ka marrë një qëndrim më të ashpër ndaj emigrantëve të paligjshëm, në kohën kur vendi po përballet me krizë ekonomike.

Qeveria socialiste, ditë më parë, i ka bërë të ditura planet për krijimin e një gardhi prej telash me gjemba, të gjatë 12.5 kilometra, përgjatë kufirit verilindor me Turqinë, për të përballuar valën e emigrantëve ilegalë që vijnë nga shteti fqinj.
XS
SM
MD
LG