Ndërlidhjet

15 viktima në një plazh të Meksikës


Autoritetet meksikane kanë gjetur trupat e 15 meshkujve me koka të prera në plazhin më të famshëm turistik Acapulco.

Zyra për siguri e Guerreros njoftoi se të gjitha viktimat ishin të moshës ndërmjet 25 dhe 30 vjeç.

Pas vrasjeve besohet të fshihen bandat e trafikut të drogës.

Mbi 30 mijë persona kanë humbur jetën në betejat mes bandave rivale dhe forcave të sigurisë, që kur qeveria filloi luftën e kartelave të drogës në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG