Ndërlidhjet

RTV i Spanjës ndalon luftën e demave


Radio-Televizioni i Spanjës ka bërë të ditur se nuk do të shfaqë më luftën e demave, e cila është një traditë shekullore e këtij vendi. Ky hap ka për synim të “pengojë” fëmijët nga të shikuarit e dhunës.

Ndalesa vjen në kohën kur lufta e demave ka nxitur debate të ashpra mes grupeve për mbrojtjen e kafshëve dhe tifozëve të sportit.

Ishujt Kanarie nxorën jashtë ligjit këtë praktikë në vitin 1991, ndërsa korrikin e kaluar, luftën e demave e ndaloi edhe rajoni i Katalonias.
XS
SM
MD
LG