Ndërlidhjet

Merkel zotohet se do të luftojë për lirinë fetare


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmet ndaj të krishterëve dhe është zotuar se do të luftojë për lirinë fetare në mbarë botën.

Në mesazhin e saj javor, Merkel tha se Gjermania, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të angazhohet për të ndihmuar “të krishterët dhe besimtarët e feve të tjera të jetojnë në liri”.

Sipas saj, sulmet e fundit tregojnë se “duhet të ngrihemi për lirinë fetare në botë si një nga të drejtat themelore të njeriut”.

Sulmi me bombë kundër pakicës së krishterë në Egjipt shkaktoi vdekjen e 21 personave dhe plagosjen e 100 të tjerëve. Incidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjeve.

Katër vende të Bashkimit Evropian – Polonia, Italia, Franca dhe Hungaria – kanë kërkuar po ashtu nga Komisioni i BE-së të diskutojë çështjen e sulmeve të fundit.
XS
SM
MD
LG