Ndërlidhjet

Rusia kërcënon me ndalimin e importit të mishit


Ministria ruse e Bujqësisë ka rritur kontrollin e mishit të importuar nga Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së. Ky veprim pason vendimin e shtetit gjerman për mbylljen e mijëra fermave, për shkak të dioksinës së zbuluar në ushqimin e kafshëve.

Organi përgjegjës për kontrollin e ushqimit në Moskë po ashtu ka kërcënuar me ndalim të importit të mishit, nëse “nuk merr informacione zyrtare për situatën dhe nëse nuk është i kënaqur me masat e BE-së në lidhje me rastin”.

Në deklaratë thuhet se Rusia ka të drejtë të vendosë kufizime në furnizimin e tregut rus me ushqim të origjinës shtazore, veçanërisht nga rajoni ku ka rrezik të helmimit me dioksinë.

Zyrtarët gjermanë kanë bërë të ditur, ditë më parë, se kanë asgjësuar mbi 100,000 vezë, pasi analizat kanë treguar nivel të rrezikshëm të dioksinës.
XS
SM
MD
LG