Ndërlidhjet

Obama: Sulmi në Arizonë - tragjedi kombëtare


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar ashpër sulmin ndaj kongresistes Gabriell Gifords. Ai e ka quajtur ngjarjen tragjedi kombëtare.

“Kjo është më shumë se një tragjedi për ata që janë të përfshirë. Është tragjedi për Arizonën dhe tragjedi për gjithë vendin tonë. Ajo çfarë bëjnë amerikanët në kohë tragjedish është të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe të përkrahim njëri-tjetrin”, ka thënë Obama.

Gabriell Gifords u qëllua në kokë në qytetin Taskon të Arizonës. Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve po lufton për jetën.
XS
SM
MD
LG