Ndërlidhjet

Meksikë: 27 viktima gjatë fundjavës


Dhuna në Meksikë ka marrë 27 jetë gjatë fundjavës. Përshkallëzimi i brutalitetit të bandave të drogës ka tronditur qytetin turistik Akapulko, ku policia ka gjetur trupat e 15 meshkujve të vrarë në një plazh.

Autoritetet e rendit kanë konfirmuar vdekjen edhe të 12 personave të tjerë në këtë qytet.

Betejat në mes të bandave rivale dhe forcave të sigurisë kanë shkaktuar vrasjen e mbi 30 mijë personave që kur qeveria ka nisur luftën e kartelave të drogës në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG