Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Parregullsi në Skënderaj


Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar për parregullsi në një qendër votimi në komunën e Skënderajt.

Përmes një komunikate për media, kjo lëvizje njofton se “vëzhguesit e saj nuk janë lejuar të hyjnë në qendrën e votimit 2124b në Kopiliq të Ulët të Skënderajt, me arsyetimin se janë nga komuna të tjera e jo nga ajo e Skënderajt".

“Gjatë përpjekjes për të hyrë brenda, vëzhguesit tanë kanë vërejtur se kutitë kanë qenë gjysmë të mbushura, si dhe ka munguar spreji dhe llambat ultra-vjollcë”, thuhet në komunikatë.

“Vetëvendosje” vë në pah se vëzhguesit e saj nuk janë lejuar të hyjnë brenda nga ana e policisë, të cilët kanë thënë se “nuk bëjnë asgjë pa marrë urdhër nga komisionari kryesor”.

Kjo lëvizje ka raportuar se “disa vetura të militantëve të PDK-së janë endur atypari, duke i kërcënuar vëzhguesit e Vetëvendosjes”.
XS
SM
MD
LG