Ndërlidhjet

logo-print

Vriten dy pengjet franceze në Niger


Franca ka konfirmuar vrasjen e dy qytetarëve të saj, të cilët u morën peng nga një bar në Niamey – kryeqytetin e Nigerit. Bëhet e ditur se viktimat pësuan gjatë një operacioni shpëtimi.

Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një komunikatë, përmes së cilës “kërkon nga shtetasit francezë të jenë tepër vigjilentë dhe të kujdesshëm në çdo kohë”.

“Marrë parasysh kërcënimin për terrorizëm në rajon, asnjë hapësirë nuk mund të konsiderohet e sigurt”, thuhet në komunikatën e MPJ-së franceze që e transmeton agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG