Ndërlidhjet

Protesta anti-qeveritare në Bankok


Mijëra protestues anti-qeveritarë dhe liderë të opozitës kanë protestuar rrugëve të Bankokut.

Lëvizja Bluzat e Kuqe, që kundërshton qeverisjen e kryeministrit Abgisit Vejajiva, është mbledhur në qendër të kryeqytetit për të shënuar edhe vendin e përleshjeve të vitit të kaluar ndërmjet ushtrisë dhe demonstruesve.

Trazirat që zunë vend nga muaji mars deri në maj shkaktuan vdekjen e 92 personave.

Bluzat e Kuqe janë zotuar se do të protestojnë dy herë në muaj gjatë 2011-ës.
XS
SM
MD
LG