Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një ushtar danez


Ushtria daneze njoftoi se një ushtar i saj ka humbur jetën nga shpërthimi në jug të Afganistanit.

Bëhet e ditur se ushtari po patrullonte në provincën Helmand në momentin e sulmit.

Tridhjetë e tetë trupa daneze janë vrarë në Afganistan që kur Danimarka iu bashkëngjit koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2002.

Shteti skandinav ka mbi 700 trupa që shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s. Shumica janë të pozicionuar në provincën Helmand.
XS
SM
MD
LG