Ndërlidhjet

Dënohet sulmi ndaj kongresistes Gifords


Ministri i Jashtëm gjerman, Gudio Vestervelle, i ka shprehur keqardhje familjes së kongresistes amerikane, Gabriell Gifords, duke thënë se është "i tronditur" nga incidenti.

Ish-udhëheqësi kuban, Fidel Kastro, gjithashtu ka dënuar sulmin. Ai i ka quajtur të shtënat "barbare". Kastro ka thënë se pavarësisht dallimeve të tij me administratën Obama, "asnjë fëmijë, gjykatës, ligjvënës apo qytetar i SHBA-ve nuk do të duhej të humbte jetën në mënyrë absurde dhe të pajustifikueshme".

Anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve është qëlluar në kokë në qytetin Takson të Arizonës.

Gifords aktualisht është në gjendje kritike, por mjekët thonë se "janë optimistë për shërimin e saj".
XS
SM
MD
LG