Ndërlidhjet

48.7 milionë turistë kanë vizituar Nju Jorkun


Në vitin 2010, Nju Jorkun e kanë vizituar 48.7 milionë turistë - një milion më shumë se në 2008-ën që gëzonte numrin rekord. Krahasuar me vitin 2009, është shënuar rritje për 7 për qind.

Bëhet e ditur se 39 milionë vizitorët e vitit të kaluar ishin nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa 9.7 milionët e tjerë të huaj.

Nju Jorku thuhet të jetë destinacioni më tërheqës për turistët. Autoritetet synojnë që numri i tyre të shkojë në 50 milionë në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG