Ndërlidhjet

DV: Qendrat e votimit pa energji



Koalicioni Demokracia në Veprim ka raportuar për shumë parregullsi në procesin e rivotimit të evidentuara deri në orën 16h. Ky koalicion ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes në shumë qendra votimi është ndërprerë energjia elektrike. Votimi sipas këtij rrejti ka vazhduar me qirinj, apo me ndihmën e baterive të policisë.

Dirton Selmanaj nga Demokracia në Veprim ka raportuar për dhjetëra raste të votimit të dyfishtë të regjistruara kryesisht në komunën e Skënderajt dhe të Drenasit.

Po ashtu është raportuar për më shumë se 400 raste të votimit familjar që janë regjistruar deri në orën 16h në të gjitha qendrat e votimit në 5 komuna ku po përsëriten zgjedhjet parlamentare.

Problem tjetër sipas Demokracisë në Veprim ka qenë edhe votimi pa dokumente identifikuese. Edhe kësaj here, Demokracia në Veprim ka dhënë shifra të pjesëmarrjes së votuesve më të larta nga ato që ka dhënë KQZ-ja.
XS
SM
MD
LG