Ndërlidhjet

logo-print

Gifords tregon shenja përmirësimi


Kongresistja amerikane, Gabriell Gifords, është duke “reaguar mirë ndaj trajtimit dhe mund të ndjekë disa komanda të thjeshta pas operacionit”.

Mjekët thonë se është ende herët, por megjithatë shprehin “optimizëm të matur”.

Gifords ishte qëlluar në kokë nga një person i armatosur në Takson të Arizonës. Në incident humbën jetën gjashtë persona, në mesin e të cilëve një vajzë nëntëvjeçare dhe një gjykatës federal.

Presidenti Obama e ka quajtur ngjarjen tragjedi kombëtare.
XS
SM
MD
LG