Ndërlidhjet

logo-print

Feith: Nuk do të tolerohen mashtrimet


Shefi i ICO-së, Piter Feith, gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve të sotme ka thënë se nuk do të tolerohen mashtrimet dhe parregullsitë. Ai ka thënë se procesi duhet të përmbyllet mirë.

“Porosia ime është që nuk do të tolerojmë ndonjë parregullsi ose mashtrim në qendrat e votimit sot dhe pjesa tjetër është për nesër”, ka thënë Feith në Drenas.

Duke parë nga afër votimet e sotme, Feith i ka lavdëruar institucionet e Kosovës dhe KQZ-në për përgatitjet e mira, ndërsa ka shprehur qëndrimin e tij se pret që të respektohet vendimi i gjykatës dhe të merret një vendim edhe për Mitrovicën.
XS
SM
MD
LG