Ndërlidhjet

Dell: Procesi i sotëm më i mirë se i 12 dhjetorit


Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Kristofer Dell, i cili ka qëndruar në Drenas dhe Skënderaj për të parë së afërmi procesin e votimit, ka thënë se ky proces ishte më i mirë se ai i 12 dhjetorit.

“Aq sa kam pasur mundësi të shoh, procesi deri më tani ka kaluar shumë në rregull. Këtë herë, organizimi është bërë më mirë dhe vërehet kontroll më i madh nëpër qendrat e votimit. Padyshim se edhe krahasuar me herën e kaluar, rivotimi është më i rregullt”, ka thënë Dell.
XS
SM
MD
LG