Ndërlidhjet

logo-print

Iran: 77 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit

  • RFE /RL

Pamjet pas rrëzimit të aeroplanit...

Pamjet pas rrëzimit të aeroplanit...

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se 77 persona kanë vdekur dhe 26 janë lënduar pas rrëzimit të një aeroplani me udhëtarë. Aksidenti ndodhi të dielën në veriperëndim të Iranit.

Zyrtarët thanë se moti i keq ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e aeroplanit. Pamjet në televizione tregonin se aeroplani është ndarë në tre copa dhe është mbuluar nga bora.

Ai i përkiste linjës shtetërore Iran Air.


(Video AP, 09.01.2011)

XS
SM
MD
LG