Ndërlidhjet

logo-print

Papa u kërkon qeverive t'i mbrojnë pakicat e krishtera



Papa Benedikti XVI ka kërkuar sot që qeveritë të bëjnë më tepër për të siguruar se të krishterët mund ta praktikojnë besimin e tyre pa ndonjë diskriminim apo dhunë.

Në një fjalim para ambasadorëve të akredituar në Vetikan, Benedikti i përmendi sulmet e fundit ndaj të krishterëve në Egjipt, Irak dhe Nigeri, dhe tha se qeveritë duhet të marrin masa efektive, ligjore dhe praktike, për t'i mbrojtur pakicat fetare.

Unë e ripërsëris thirrjen e përzemërt autoriteteve të Irakut dhe liderëve fetarë myslimanë që bashkëqytetarët e tyre të krishterë të jenë në gjendje të jetojnë në siguri, duke vazhduar të kontribuojnë në shoqërinë, në të cilën janë anëtarë të barabartë”, tha Benedikti XVI.

Papa i bëri thirrje Pakistanit ta shfuqizojë ligjin mbi blasfeminë, duke thënë se ai shërben si pretekst për dhunën kundër jo myslimanëve.
XS
SM
MD
LG