Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se ka arrestuar një rrjet spiunësh



Irani tha sot se ka arrestuar spiunë të ndërlidhur me shërbimin informativ izraelit Mosad, të cilët qëndrojnë pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian një vit më parë.

Mediat shtetërore e transmetuan deklaratën e ministrisë së inteligjencës se "rrjeti i spiunëve dhe terroristëve" ishte përgjegjës për shpërthimin që vrau shkencëtarin Masud Ali Mohamadi, profesor i fizikës bërthamore në Universitetin e Teheranit në janar, 2010.

Detaje tjera nuk janë bërë publike.
XS
SM
MD
LG