Ndërlidhjet

ETA shpall armëpushim të përhershëm



Grupi separatist bask ETA ka shpallur sot atë që e ka quajtur armëpushim të përhershëm dhe të verifikueshëm ndërkombëtarisht.

Deklarata e bërë në gazetën pro-pavarësisë "Gara", nuk bën fjalë për shpërbërjen e ETA-s apo heqjen dorë nga armët, siç ka kërkuar qeveria spanjole.

Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga qeveria e Spanjës.

ETA shpalli armëpushim të përhershëm në vitin 2006, por ai përfundoi nëntë muaj më vonë pasi bisedimet me qeverinë nuk çuan askund.

Grupi ETA konsiderohet organizatë terroriste nga Spanja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, dhe ka vrarë më shumë se 800 njerëz që nga fundi i viteve të 1960-ta.
XS
SM
MD
LG