Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten dy policë kufiri



Zyrtarët afganë thanë se një sulmues vetëvrasës ka goditur me automjet bombë një konvoj të policisë kufitare në provincën jugore afgane Kandahar, duke vrarë dy policë dhe një civil.

Përgjegjësinë për sulmin në Spin Boldak afër kufirit me Pakistanin e kanë marrë talibanët.

Ndërkohë, NATO tha se forcat e aleancës kanë vrarë të paktën 10 kryengritës të dyshuar në një operacion kundër talibanëve në provincën lindore Kunduz.
XS
SM
MD
LG