Ndërlidhjet

Ahmadinexhad urdhëron hetime për rrëzimin e aeroplanit



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka urdhëruar hetime për rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve, i cili shkaktoi vdekjen e 77 personave.

Televizioni shtetëror tha se aeroplani Boeing 727 me 105 njerëz në bord u përplas dje afër qytetit veriperëndimor Orumije, pasi ishte ngritur nga Teherani.

Mediat thanë se dhjetëra njerëz janë plagosur, disa rëndë.

Ministri i Transportit tha se Ahmadinexhad ka urdhëruar hetime dhe se shkaku preliminar për aksidentin ishte "dukshmëria e ulët dhe mjegulla".
XS
SM
MD
LG