Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Autoritetet nuk e ndalën dot trafikimin e alkoholit



Një gazetë iraniane raportoi se autoritetet kapin vetëm një të katërtën e pijeve alkoholike në vlerë prej 730 milionë dollarëve që brenda vitit trafikohen në Iran, ku alkoholi është i ndaluar sipas ligjit islamik.

Gazeta "Khabar" citoi zyrtarin Hasan Vanai, sekretari i byrosë kundër alkoholit, të ketë thënë se nga sasia e gjithmbarshme e alkoholit e vlefshme 730 milionë dollarë që hyn në Iran, "zbulohen vetëm 200 milionë dollarë".

Prodhimi dhe konsumimi i alkoholit rreptësisht janë të ndaluar në Iran prej revolicionit islamik në vitin 1979, por kjo nuk e ka ndalur prodhimin e alkoholit në shtëpi apo trafikimin e tij nga jashtë.
XS
SM
MD
LG