Ndërlidhjet

Obama nderon viktimat e vrasjes



Presidenti Barak Obama e drejtuar ceremoninë e nderimit me një minutë heshtje për kongresisten e plagosur Gabriel Gifords dhe gjashtë njerëzit që u vranë në tentim atentatin ndaj saj.

Obama u shoqërua nga zonja e parë Mishel Obama dhe personeli i Shtëpisë së Bardhë.

Giford ndodhet nën përkujdesje intenzive në spitalin në Tuskan të Arizonës pasi u qëllua nga afërsia.

Në mesin e viktimave janë një gjykatës federal nga Arizona, një vajzë 9 vjeçare dhe një bashkëpunëtor i Gifordsit.

Prokurorët e kanë akuzuar 22 vjeçarin Xhared Lagner për një varg akuzash, përfshirë tentim vrasjen e një anëtari të Kongresit.
XS
SM
MD
LG