Ndërlidhjet

Coelho thotë se Irani ia ndalon librat



Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho tha se në Iran është ndaluar shitja e librave të tij, dhe i bëri thirrje qeverisë së Brazilit të ndërhyjë.

Coelho, veprat e të cilit janë ndër më të shiturat në botë, e bëri njoftimin në internet, duke informuar për vendimin e qeverisë iraniane që t'ia ndalojë librat.

Botuesi i tij në Iran, Arash Hejazi, u shfaq në një video gjatë protestave në vitin 2009 teksa përpiqej t'i shpëtojë jetën vajzës Neda Aga-Soltan, vdekja e së cilës u bë simbol i dhunës pas zgjedhjeve.

Ceolho tha se nuk e di arsyen e ndalesës, por tregoi se i ka përdorur rrjetet sociale në internet për t'a mbështetur botuesin Hejazi.
XS
SM
MD
LG