Ndërlidhjet

Kabul: Zëvendës presidenti Bajden takohet me Karzain


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, gjatë ditës së sotme, takohet me presidentin afgan, Hamid Karzai.

Zoti Bajden dje papritur arriti për një vizitë, me ç’rast pritet të vlerësohet kalimi i operacioneve të sigurisë te forcat afgane, para fillimit të tërheqjes shkallë-shkallë të Shteteve të Bashkuara, që do të filloj në korrik të këtij viti.

Zoti Bajden tashmë është takuar me komandantin e trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjeneralin David Petraeus, dhe me ambasadorin amerikan , Karl Eikenberi.
XS
SM
MD
LG