Ndërlidhjet

Londër: Xhulian Asanxh pritet të paraqitet në gjykatë


Themeluesi i faqes WikiLeaks në Internet, Xhulian Asanxh, shtetas i Australisë, sot në Londër do të paraqitet në gjykatë.

Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë në gjykatë, pas lirimit me kaucion, më 16 dhjetor.

Suedia e kërkon ekstradimin e tij lidhur me akuzat për keqtrajtim seksual.

Asanxh dhe mbështetësit e tij thonë se eksperti 39 vjeçar i kompjuterëve, po akuzohet pasi ai e ka zemëruar Uashingtonin, duke i publikuar detajet e dokumenteve sekrete diplomatike të Shteteve të Bashkuara, në faqen e tij në Internet.

Dëgjimi i sotëm në gjykatë pritet të fokusohet se si do të duhej të vazhdohej me procedurën e ekstradimit.
XS
SM
MD
LG