Ndërlidhjet

Irani: Hillari Klinton “do të dështoj” në përpjekjet e saj


Irani tha sot se sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, “do të dështoj” t’i bindë shtetet e Gjirit, për t’i forcuar sanksionet kundër Iranit, gjatë turneut të saj aktual në rajon.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Ramin Mehmanparast, poashtu, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, se po synojnë “nixtjen e përçarjes në rajon”.

Sekretarja Klinton, që ndodhet në turne pesëditëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Oman dhe në Katar, tha se sanksionet ndërkombëtare e kanë bërë “shumë më të vështirë” për Iranin, që t’i vazhdoj ambicjet e tij bërthamore.

Ajo kërkoi nga shtetet arabe të Gjirit, që të mbeten të fokusuara në sanksionet kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG