Ndërlidhjet

Gjeorgji: Nga shpërthimi – tre të vrarë e 13 të plagosur


Ministria e mbrojtjes e Gjeorgjisë thotë se tre ushtarë të saj janë vrarë e 13 të tjerë janë plagosur, kur një bombë shpërtheu gjatë një ushtrimi në bazën ushtarake në periferi të kryeqytetit, Tbilisi.

Eksplodimi i sotëm ndodhi në bazën ushtarake stërvitore Kertsanisi, afër Tbilisit, ku Gjeorgjia i mbanë trajnimet për ushtarët e vendosur në Afganistan.

Mediat lokale kanë raportuar se ushtarët e plagosur po trajtohen në Tbilisi dhe në qytetin Rustavi, në jug të Tbilisit.

Ministria e mbrojtjes tha se duket se eksplodimi ishte aksidental.
XS
SM
MD
LG