Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Marrëveshja civile atomike me SHBA-të hyri në fuqi


Marrëveshja për bashkëpunim atomik civil ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, sot ka hyrë në fuqi.

E ashtuquajtura Marrëveshja 123 hyri në fuqi pas këmbimit të notave diplomatike ndërmjet zëvendës ministrit të jashtëm rus, Sergei Ryabkov, dhe ambasadorit amerikan në Moskë, John Beyerle, gjatë një ceremonie në Moskë.

Sipas marrëveshjes, e cila e ka kaluar shqyrtimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, gjatë muajit të kaluar, lejohet që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të këmbejnë teknologji të energjisë bërthamore, të angazhohen në ndërmarrje të përbashkëta komerciale civile dhe të punojnë për së afërti në luftimin e zgjerimit atomik.
XS
SM
MD
LG