Ndërlidhjet

31 të akuzuar për protestat në Minsk


Autoritetet bjelloruse kanë ngritur aktakuza kundër 31 personave për organizimin e protestave pasgjedhore. Ministria e Brendshme tha se policia ka identifikuar 120 njerëz, të cilët “në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në trazirat e 19 dhjetorit”, kur Aleksander Lukashenko u rizgjodh president.

Rreth 600 persona, përfshirë dhe kandidatë opozitarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë, ishin arrestuar gjatë protestës kundër rizgjedhjes së Lukashenkos.

Vetëm disa prej tyre janë liruar.
XS
SM
MD
LG