Ndërlidhjet

Armeni: Zbulohet veraria më e vjetër në botë


Veraria më e vjetër në botë është zbuluar në një shpellë në malet e Armenisë. Shtypësi i rrushit, kavanozët e fermentimit, e madje edhe një gotë, të vjetra rreth 6 mijë vjet, janë zbuluar në një kompleks shpellash nga një ekip ndërkombëtar i hulumtuesve.

Zbulimet janë publikuar nga “National Geographic Society” në Shtetet e Bashkuara. I njëjti rajon në Armeni është lokacioni ku është zbuluar këpuca më e vjetër në botë nga lëkura, e vjetër 5, 500 vjet.
XS
SM
MD
LG