Ndërlidhjet

Rexhepi: Të konfiskohen targat e reja serbe në Kosovë


Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dhënë urdhër që të konfiskohen targat e Serbisë, të lëshuara për rajonet e Kosovës.

Këshilltari në Ministrinë e Brendshme, Fisnik Rexhepi, tha se bëhet fjalë vetëm për targat e reja dhe jo ato të vjetrat, me të cilat qytetarët serbë mund të lëvizin pa u penalizuar.

“Pasi që kemi parë se autoritetet në Serbi kanë filluar lëshimin e targave për qytetarët e Republikës së Serbisë, kemi parë se kanë vazhduar me taktikën e njëjtë që këto targa të lëshohen edhe për qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, me iniciale të qyteteve të Republikës së Kosovës, ministri Bajram Rexhepi ka urdhëruar Policinë e Kosovës që t'i ndalojë të gjitha mjetet motorike që bartin tabelat e reja të Republikës së Serbisë me iniciale të Republikës së Kosoëvs”, i tha Radios Evropa e Lirë Rexhepi.

Ai tha se ende nuk ka ndonjë vendim për penalizmin e atyre qytetarëve serbë që ende bartin tabelat e vjetra të mjeteve motorike, të para vitit 1999.
XS
SM
MD
LG