Ndërlidhjet

Mustafa: Rivotimi ka dëshmuar abuzimet


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se rivotimi i 9 janarit ka qenë përpjekje për të sanuar atë që ka qenë e mundshme të sanohet nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Duke vlerësuar se ka pasur ndërhyrje në procesin zgjedhor, zoti Mustafa tha se rivotimi ka dëshmuar një diferencë prej “rreth 31 mijë votash midis 12 dhjetorit dhe votimeve të 9 janarit”.

“Prej tyre, 21 mijë i kanë takuar Partisë Demokratike të Kosovës, që është argumenti më i mirë për abuzimet që kanë ndodhur”, ka thënë zoti Mustafa, për të shtuar se s’ka asnjë arsye për këdo që të mburret me këto zgjedhje.

Këto komente, zoti Mustafa i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Enver Malokut, udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës, në 12-vjetorin e vrasjes së tij.
XS
SM
MD
LG