Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet një serb në veri


Një i dyshuar 27-vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, është arrestuar nga zyrtarët policorë të stacionit veri në Mitrovicë, bën të ditur Policia e Kosovës.

Në komunikatën e kësaj të fundit thuhet se "i dyshuari është arrestuar mbi bazën e dyshimit të përfshirjes së tij në një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, të raportuar më datën 23 prill, 2009, në veri të Mitrovicës".

"Besohet se i dyshuari ishte përfshirë në rastin e shpërthimit të një automjeti të tipit 'Lancia', me ç’rast besohej se ishte vendosur një sasi e eksplozivit nën automjet për të shkaktuar dëmin", njofton policia.
XS
SM
MD
LG