Ndërlidhjet

Përleshje ndërmjet kurdëve dhe policisë


Qindra kurdë janë përleshur me policinë në juglindje të Turqisë. Ata po protestonin kundër gjykimit të 150 kurdëve nën akuzat se kanë lidhje me rebelët kurdë.

Agjencia e lajmeve Dogan tha se policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Përleshjet pasojnë tensionet në mes të Partisë Popullore të Kurdistanit dhe qeverisë. PPK lufton për autonominë e rajonit kurd në Turqi.
XS
SM
MD
LG