Ndërlidhjet

Turqia arreston Jusuf Sonmezin, i dyshuar në rastin Medicus


Autoritetet turke kanë arretsuar doktorin Jusuf Sonmez, i cili besohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Anatolia, sipas së cilës policia e ka marrë në pyetje Sonmezin - i akuzuar për përfshirje në trafik organesh në Kosovë, në bashkëpunim me klinikën Medicus.

Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel, ka deklaruar në Prishtinë gjatë seancës konfirmuese për rastin Medicus, se personat e varfër ishin dërguar në Kosovë bazuar në premtime false se do të paguheshin nëse jepnin veshkat.

Këto të fundit shiteshin në tregun e zi të organeve.

Ratel e përshkroi Sonmezin si “pjesëmarrës kyç në operacionet” e kryera në klinikën private Medicus.
XS
SM
MD
LG