Ndërlidhjet

logo-print

Mjeku i Xheksonit do të gjykohet




Një gjykatës amerikan urdhëroi që mjeku personal i këngëtarit Majkëll Xhekson të dalë para gjykatës për vrasje të paqëllimshme, lidhur me vdekjen e yllit të muzikës pop.

Vendimi për mjekun Konrad Murej erdhi pas gjashtë ditë seancash dëgjimore në Los Anxheles.

Autoritetet mendojnë se 57 vjeçari Murej i ka dhënë Xheksonit dozë vdekjeprurëse të një anestetiku të fortë të përzier me sedativë tjerë, dhe pastaj ka dështuar t’ia ofrojë kujdesin e duhur.
XS
SM
MD
LG