Ndërlidhjet

Predha izraelite vret militantin islamik



Një predhë e shkrepur nga aeroplanët luftarakë izraelitë e ka vrarë një militant palestinez teksa po ngiste motoçikletën në Rripin e Gazës afër kufirit me Izraelin.

Ushtria izraelite tha se në shënjestër të sulmit ka qenë një militant i Xhihadit islamik.

Grupi e identifikoi të vrarin si Mohamed Naxhar, dhe tha se ai ishte plagosur në ofenzivën tre javëshe të Izraelit në Gaza nga fundi i vitit 2008.

Xhihadi Islamik është kërcënuar se do të hakmerret.
XS
SM
MD
LG