Ndërlidhjet

Kabul: Dy të vdekur nga sulmi vetëvrasës



Ministria e brendshme e Afganistanit tha se sulmi vetëvrasës në kryeqytetin Kabul ka lënë të vdekur të paktën dy pjesëtarë të sigurisë dhe katër të plagosur.

Zëdhënësi Zemeri Bashari tha se sulmuesi vetëvrasës po e ngiste një motoçikletë kur e hodhi veten në erë afër një minibusi që barte forcat afgane të sigurisë.

Ai nuk dha detaje tjera.

Përderisa dhuna në Afganistan është e lartë, sulmet në Kabul janë relativisht të rralla, sidomos pasi që një “unazë e çeliktë” u ngrit rreth qytetit para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.
XS
SM
MD
LG