Ndërlidhjet

Bajden takon presidentin pakistanez



Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden pritet të zhvillojë sot bisedime me presidentin e Pakistanit Asif Ali Zardari në Islamabad.

Bajden udhëtoi në Pakistan pas një vizite të paparalajmëruar në Afganistan.

Të martën në Kabul, Bajden i tha presidentit afgan Hamid Karzai se Shtetet e Bashkuara nuk janë në Afganistan për të “qeverisur”, por do të mbesin pas vitit 2014, afat për t'ua dorëzuar përgjegjësinë e sigurisë forcave afgane.

Bajden tha se afganët ishin në gjendje t’i ndërtojnë institucionet e veta, dhe se Shtetet e Bashkuara nuk ndodheshin në këtë vend për “ndërtimin e shtetit”.
XS
SM
MD
LG