Ndërlidhjet

Rusia dorëzon raportin final të rrëzimit të aeroplanit polak



Hetuesit rusë ia dorëzuan sot Polonisë verzionin final të raportit për rrëzimin e aeroplanit kuvdiq presidenti polak Leh Kaçinski.

Bëhet e ditur se raporti i është dorëzuar ambasadës së Polonisë në Moskë.

Presidenti Kaçinski dhe 95 persona të tjerë vdiqën kur aeroplani i presidentit u rrëzua në 10 prill, 2010, teksa përpiqej të aterojë në qytetin Smolensk në verilindje të Rusisë.

Kryeministri polak Donald Tusk fillimisht e lëvdoi bashkëpunimin e Moskës, por së fundmi e quajti draftin fillestar të papranueshëm dhe me plot gabime.
XS
SM
MD
LG