Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Kabul



Të paktën katër vetë u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në sulmin vetëvrasës në kryeqytetin afgan.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Zemeri Bashari, tha se sulmuesi vetëvrasës po e ngiste një motoçikletë kur e hodhi veten në erë afër një minibusi që barte forcat afgane të sigurisë.

Zëdhënësi i talibanëve Zabibullah Muxhahid e mori përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti Hamid Karzai lëshoi një komunikatë ku e dënoi sulmin.

Përderisa dhuna në Afganistan është e lartë, sulmet në Kabul janë relativisht të rralla.

Sulmi më i madh i fundit ndodhi në dhjetor, kur dy sulmues vetëvrasës i zubë pusinë një autobusi me ushtarë afganë, duke vrarë pesë dhe plagosur nëntë ushtarë.
XS
SM
MD
LG