Ndërlidhjet

logo-print

Sudan: Dalja në referendum kalon pragun prej 60 %



Një zyrtar i lartë në Sudanin Jugor tha se pas tri ditësh votimi është kapërcyer pragu i nevojshëm prej 60 përqind në referendumin për pavarësimin nga veriu.

Ane Ito nga Lëvizja Çlirimtare Popullore, parti në pushtet në Sudanin jugor, u tha gazetarëve në kryeqytetin Xhaba se rreth 2.3 milionë votues, ose më shumë se 60 përqind e kanë hedhur votën e tyre.

Komisioni që organizoi votimin nuk ka mundur t'i verifikojë pohimet e këtilla.

Java e votimit në Sudan filloi të dielën në referendumin, i cili pritet të rezultojë me pavarësimin e jugut.

Referendumi u premtua në vitin 2005 si pjesë e marrëveshjes paqësore, që i dha fund luftës civile ndërmjet shumicës myslimane në veri dhe jugut, ku kryesisht jetojnë të krishterët.
XS
SM
MD
LG