Ndërlidhjet

Hezbollahu kërcënohet ta rrëzojë qeverinë e Libanit



Lëvizja Hezbollah në Liban kërcënohet ta rrëzojë qeverinë për shkak të një hetimi të Kombeve të Bashkuara lidhur me vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.

Një zyrtar i lartë libanez, ka thënë nën kushte anonimiteti se 11 ministrat e Hezbollahut dhe aleatët e tij planifikojnë të japin dorëheqje sot pasdite, që automatikisht do të rrëzonte qeverinë.

Tensionet në Liban janë shtuar pas raporteve se tribunali i mbështetur nga OKB-ja që u krijua për t'i gjykuar vrasësit e Haririt, do të akuzojë disa anëtarë të Hezbollahut.
XS
SM
MD
LG