Ndërlidhjet

EULEX: Ende herët të flitet për ekstradimin e Sonmezit



Zëdhënësja e EULEX-it tha se për arrestimin e Jusuf Sonmezit, autoritetet e prokurorisë në Kosovë janë duke bashkëpunuar ngusht me autoritetet turke, por është ende herët të thuhet nëse ai do t’i dorëzohet Kosovës.

“Për këtë nuk vendos EULEX-i, prandaj do të duhet të presim për të parë se ç’do të ndodhë”, tha zëdhënësja Irina Gudeleviq për Radion Evropa e Lirë.

Ajo konfirmoi se hetimet mbi atë që tashmë njihet si rasti “Medicus” po vazhdojnë.

Deri më 21 janar, gjykatësi i ngarkuar me këtë rast në Kosovë duhet të vendosë nëse do të konfirmohet aktakuza e ngritur kundër shtatë qytetarëve nga Kosova, të dyshuar për transplantim të paligjshëm organesh në klinikën “Medicus”.

Seanca dëgjimore për konfirmimin e aktakuzës u mbajt më 6 janar.
XS
SM
MD
LG