Ndërlidhjet

Varen tetë vetë në Teheran



Shtatë burra të dënuar për tregti me drogë dhe një person i dënuar për dhunimin e një adoleshente, janë varur sot në Teheran, transmetoi agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Agjencia thekson se është kryer dënimi me vdekje ndaj shtatë tregtarëve të drogës, por nuk saktëson nëse kjo është bërë në publik apo në burg.

Farzad Alizadeh, i dënuar me vdekje për rrëmbimin dhe dhunimin e adoleshentes, është varur në burgun Evin në Teheran

Prej fillimit të vitit 2011, në Iran janë kryer gjithsejt 28 ekzekutime, njoftoi AFP duke u thirrur në mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime, vitin e kaluar janë ekzekutuar të paktën 179 persona.
XS
SM
MD
LG