Ndërlidhjet

Vriten katër ushtarë të NATO-s në Afganistan


NATO-ja raporton se katër ushtarë të saj janë vrarë nga sulme me bombë në Afganistan. Tre ushtarë kanë humbur jetën në lindje të vendit dhe i katërti u vra nga një sulm në jug të Afganistanit.

Vrasjet e fundit e çojnë në 15 numrin e ushtarëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan gjatë këtij viti. Mbi 700 trupa të NATO-s kanë humbur jetën gjatë vitit të kaluar në Afganistan.

XS
SM
MD
LG